| |
| | | |
| | | | | | | | | | | | |
Titulli Data hyrjes ne fuqi Detajet |
| | Nuk ekziston asnjë Marrëveshje Ndërkombëtare për këtë kërkim |
| | | |
|
| |
|
Dokumenti nuk është hedhur ende |
| Akti i ratifikimit/aderimit/pranimit/miratimit : |
|
|
Kërko Marrëveshjet Ndërkombëtare duke filtruar sipas një fjale kyçe, vitit kur ka hyrë në fuqi dhe subjektit të cilit i përket. |
Subjekti | |
|
|
Organizata Ndërkombëtare | |
|
|
Shteti | |
|
| |
|
Mirësevini në Drejtorinë e Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare |
| | | Drejtoria e Traktateve dhe Drejtës Ndërkombëtare është pjesë e strukturës diplomatike të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë dhe një njësi e unike e administratës shqiptare e specializuar në fushën e së drejtës ndërkombëtare.
Funksionet kryesore të Drejtorisë së Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtare janë:
|
| |
| |
| Zhvillimi i veprimtarive studimore për probleme juridike të marrëdhënieve ndërkombëtare |
Mbajtja e origjinalit për marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë dhe regjistrit të të dhënave në lidhje me nënshkrimin, ratifikimin/aderimin dhe hyrjen në fuqi të tyre për Republikën e Shqipërisë |
Kryeja e funksioneve të Depozitarit të marrëveshjeve ndërkombëtare në rastet kur ky rol i është marrë përsipër nga Republika e Shqipërisë |
Paraqitja dhe pjesëmarrja aktive në punimet e komisioneve parlamentare në procesin e ratifikimit apo aderimit në marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare |
Dhënia e opinioneve ligjore në lidhje me përputhshmërinë e projektligjeve dhe projektakteve të hartuara nga institucionet shqiptare me normat e të drejtës ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Shqipërisë |
Hartimi i ligjeve dhe akteve juridike në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare |
Studimi dhe vlerësimi i konventave ndërkombëtare të cilat janë me interes për t’u aderuar nga Republika e Shqipërisë |
Ndjekja e zbatimit të detyrimeve që rrjedhin për Republikën e Shqipërisë nga e drejta ndërkombëtare në bashkëpunim me institucionet e shtetit shqiptar; |
Dhënia e ekspertizës ligjore në procesin e hartimit, negocimit, nënshkrimit, miratimit në parim, ratifikimit dhe hyrjes në fuqi të marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare nga ana e Republikës së Shqipërisë |
Përgatitja e plotfuqive dhe kredencialeve për përfaqësuesit e shtetit që ngarkohen të zhvillojnë bisedime, nënshkruajnë marrëveshje apo konventa ndërkombëtare, si dhe që marrin pjesë në aktivitetet dhe konferencat ndërkombëtare. |
|
|
1.Përgatitja e marrëveshjeve ndërkombëtare |
Projektet e marrëveshjeve ndërkombëtare përgatiten nga ministritë përkatëse dhe organet administrative në përputhje me Kushtetutën, të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Shqipërisë dhe legjislacionin shqiptar në fuqi. |
2.Subjektet e marrëveshjeve ndërkombëtare |
1. Marrëveshjet ndërkombëtare mund të lidhen në emër të: a) Republikës së Shqipërisë; b) Këshillit të Ministrave. 2. Marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë mund të nënshkruhen nga: a) Presidenti i Republikës; b) Kryeministri; c) anëtarët e Këshillit të Ministrave; ç) çdo zyrtar i lartë i autorizuar nga Presidenti i Republikës. 3. Marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Këshillit të Ministrave mund të nënshkruhen nga: a) Kryeministri; b) anëtarët e Këshillit të Ministrave; c) çdo zyrtar i lartë i autorizuar nga Kryeministri. 4. Një marrëveshje ndërkombëtare, që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë ose Këshillit të Ministrave, mund të nënshkruhet nga ministri i Punëve të Jashtme ose ambasadori i misionit diplomatik me shtetin ku është akredituar. |
3.Plotfuqitë për marrëveshjet ndërkombëtare |
1. Përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë të autorizuar për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare pajisen me plotfuqi nga autoriteti kompetent pas miratimit në parim të projektmarrëveshjes nga Këshilli i Ministrave. 2. Për negocimin dhe parafimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të parashikuara në pikën 1, të nenit 121, të Kushtetutës, përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë pajisen me plotfuqi. 3. Autoritetet kompetente për lëshimin e plotfuqive janë, si më poshtë: a) Kur marrëveshja ndërkombëtare që negociohet dhe/ose nënshkruhet është në emër të Republikës së Shqipërisë, plotfuqia lëshohet nga ministri i Punëve të Jashtme, pas autorizimit të dhënë nga Presidenti i Republikës. b) Kur marrëveshja ndërkombëtare që negociohet dhe/ose nënshkruhet është në emër të Këshillit të Ministrave, plotfuqia lëshohet nga ministri i Punëve të Jashtme, pas autorizimit të dhënë nga Kryeministri. c) Në rastet e përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, kërkesa për lëshimin e plotfuqisë i drejtohet autoritetit kompetent për lëshimin e autorizimit nga institucioni që ka iniciativën për lidhjen e marrëveshjes,të shoqëruar nga teksti i projektmarrëveshjes dhe një relacion shpjegues. 4. Ministria e Punëve të Jashtme përgatit plotfuqinë brenda shtatë ditëve pune nga data e marrjes së autorizimit nga autoriteti kompetent sipas parashikimeve të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 3, të këtij neni. Plotfuqia përgatitet në gjuhën shqipe sipas formatit zyrtar, e vulosur me vulën e thatë dhe mund të shoqërohet me përkthimin në gjuhën angleze, të vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. 5. Përjashtohen nga pajisja me plotfuqi për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare: a) Presidenti; b) Kryeministri; c) Ministri i Punëve të Jashtme; ç) Ambasadori i misionit diplomatik me shtetin ose organizatënndërkombëtare ku është akredituar. |
|
LIGJ Nr. 43/2016
PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBETARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78, 83 , pika 1, dhe 121, pika 4, të Kushtetutës , me propozimin e Këshillit të Ministratave,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton rregullat dhe procedurat e lidhjes dhe përfundimit të marrëveshjeve ndërkombetare nëRepublikën e Shqipërisë, në përputhje me Konventën e Vjenës "Për të drejtën e traktateve" , 1969, aderuar ,e ligjin nr. 869, datë 23.11.2000, dhe konventën e Vjenës.... |
|
| Kontaktoni me Drejtorinë e Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare |
| | | | | | | | | | | | | | | | | | Për më shumë informacion kontaktoni ne emailin: |
| | |
|
| |
|
|
| | | | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë |
| |
| | | | | Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë |
| |
| | | | | Qendra e Botimeve Zyrtare |
| |
| | | | | | | |
| |
|
Mirësevini në Drejtorinë e Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare |
Drejtoria e Traktateve dhe Drejtës Ndërkombëtare është pjesë e strukturës diplomatike të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë dhe një njësi e unike e administratës shqiptare e specializuar në fushën e së drejtës ndërkombëtare. |
Funksionet kryesore të Drejtorisë së Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtare janë:
• Dhënia e ekspertizës ligjore në procesin e hartimit, negocimit, nënshkrimit, miratimit në parim, ratifikimit dhe hyrjes në fuqi të marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare nga ana e Republikës së Shqipërisë; • Ndjekja e zbatimit të detyrimeve që rrjedhin për Republikën e Shqipërisë nga e drejta ndërkombëtare në bashkëpunim me institucionet e shtetit shqiptar; • Studimi dhe vlerësimi i konventave ndërkombëtare të cilat janë me interes për t’u aderuar nga Republika e Shqipërisë; • Hartimi i ligjeve dhe akteve juridike në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare; • Dhënia e opinioneve ligjore në lidhje me përputhshmërinë e projektligjeve dhe projektakteve të hartuara nga institucionet shqiptare me normat e të drejtës ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Shqipërisë; • Paraqitja dhe pjesëmarrja aktive në punimet e komisioneve parlamentare në procesin e ratifikimit apo aderimit në marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare; • Kryeja e funksioneve të Depozitarit të marrëveshjeve ndërkombëtare në rastet kur ky rol i është marrë përsipër nga Republika e Shqipërisë. • Mbajtja e origjinalit për marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë dhe regjistrit të të dhënave në lidhje me nënshkrimin, ratifikimin/aderimin dhe hyrjen në fuqi të tyre për Republikën e Shqipërisë; • Zhvillimi i veprimtarive studimore për probleme juridike të marrëdhënieve ndërkombëtare; • Përgatitja e plotfuqive dhe kredencialeve për përfaqësuesit e shtetit që ngarkohen të zhvillojnë bisedime, nënshkruajnë marrëveshje apo konventa ndërkombëtare, si dhe që marrin pjesë në aktivitetet dhe konferencat ndërkombëtare.
|
| |
|
| | |
|
|